Kronikë

Tragjedia në familjen Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit, në fshatin Gajush të Lezhës pllakos heshtja! Banorët: Jemi tronditur, shumë e rëndë! Zoti i dhënë forcë kryefamiljarit

21 Shtator 2021, 15:24| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 16:59

  • Share

LEZHË- Në fshatin Gajush të Lezhës ka pllakosur heshtja. Tragjedia në familjen Gjoka i ka tronditur të gjithë. Të paktë janë ata që e komentojnë ngjarjen e rëndë të Velipojës, ku nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes Gjoka humbën jetën 4 pjesëtarë të kësaj familje, më i fundit djali i vogël 12-vjeç.

Banorë e fqinj thonë se kjo familje ishte kthyer vitet e fundit nga emigracioni për të qëndruar pranë prindërve të moshuar, ndërsa kishin ngritur biznesin në Velipojë në të cilin ushtronin aktivitetin gjatë sezonit turistik. Një ngjarje të tillë e konsiderojnë shumë të rëndë, e ndërsa ajo që urojnë është që Zoti t’i japë forcë Arbenit, i vetmi që është gjallë nga kjo familje.

“Jemi tronditur, i njihja, jemi rritur me to, janë familje shumë e edukuar, i ati tha e lashë Italinë vetëm prej pleqve, tani ikën krejt, i forcoftë Zoti, e rëndë boll. Kishin ardhur për të jetuar në Shqipëri, patën marrë një lokal në Velipojë dhe u ndodhi si u ndodhi”, tregon një fqinj.

“Sidomos kur dëgjova për djalin, se të tre patën vdekur më parë, nuk i njihja, për ta flasin shumë mirë”, tregon një tjetër.

Nga shpërthimi i bombolës sa gazit në Velipojë, më 4 korrik, gjeti vdekjen nëna 40-vjeçata Alketa Gjoka, dhe tre fëmijët e saj Daniela 19-vjeçe, Klarisa 15-vjeçe dhe djali i vetëm i familjes Enriko Gjoka vetëm 12-vjeç. Të katërt mbeten të plagosur rëndë dhe u dërguan për mjekim të specializuar në Itali. Më 11 korrik ndërron jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, dhe vetëm pak ditë më pas motra e vogël Klarisa, 15 vjeçe. Nëna e tre fëmijëve Alketa Gjoka ndërron jetë më 16 Shtator dhe 4 ditë pas saj, djali i vogël Enriko. Trupat e tyre ende nuk janë sjellë në Shqipëri. Kjo është tragjedia më e rëndë e shënuar ndonjëherë në vend nga shpërthimi i bombolës së gazit. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar...

Familja Gjoka jetonte në Gajush të Lezhë dhe kishte në pronësi një hotel në plazhin e Velipojës. Dy muaj e gjysmë më parë, shkuan për të bërë gati hotelin për sezonin turistik, por teksa Alketa Gjoka ndezi bombolën e gazit për të bërë kafenë ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Për ngjarjen policia arrestoi tregtarin e gazit Petrit Mollaj pasi tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?