Bota

'Shpërthimi' i Covid, Franca futet për herë të dytë në karantinë: Mbyllet lëvizja nga një rajon në tjetrin, me leje në supermarket

28 Tetor 2020, 20:47| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 17:52

  • Share

Franca futet për herë të dytë në karantinë pas rritjes së rasteve me Covid.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve si dhe duke vënë masa kufizuese.

Sipas kufizimeve të reja dilet nga shtëpia për punë dhe për arsye shëndetësore, mbyllen baret dhe restorantet, shkollat qëndrojnë hapur, ndalohet lëvizja e njerëzve nga një rajon në tjetrin. Me kufizimet e reja edhe për të shkuar në supermarket duhet të marrësh leje.

Masat do jenë në fuqi të paktën deri në muajin dhjetor. Ky vendim u mor pasi ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm.

Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 36 mijë raste të reja me Covid. 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ops: 28/10/2020 22:07

    O injoranca , mbyllen universitetet, mbyllet levizja nga rajonet , ska nevoje per leje ne market idjote, dhe lejohet 100km larg banimit me leviz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?