Autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit të fuqishëm ndodhur dje në Johanesburg të Afrikës së Jugut
Shpërthimi shkaktoi çarje të asfaltit në një nga rrugët kryesore duke ngritur në ajër makinat të cilat më pas janë kthyer përmbys
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të frikshëm që është kapur nga kamerat.
Dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthimin e një tubacion gazi nëntokësor.
Një person u vra dhe dhjetëra u plagosën.
Disa dëshmitarë okularë raportuan se kishin ndjerë dridhjen e tokës dhe më pas dëgjuan një zhurmë të fortë në momentin e shpërthimit.
Komento