TIRANE- Çanta me dokumente që ndodhej mbi kroskotin e makinës, ka qenë fatsjellëse për inxhinieren e ndërtimin Entela Çano, 38 vjeçe pasi ka amortizuar shpërthimin me telekomandë të rreth 50 gr tritol që ishte vënë poshtë makinës së saj që në Kavajë, duke e shpëtuar edhe pa dëmtime. Policia e Durrësit ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit” dhe sipas tyre është duke u hetuar në pistën e konkurrencës. E pyetur nga “Shqiptarja.com”, inxhinierja Çano ka deklaruar se, “e rëndësishme është që jam mirë”. Çano është pronare e studios së projektimit “A & E Engineering”, dhe ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj tip Mitsubishi kur pranë një karburanti në rrugën mes Durrësit dhe Tiranës, ka shpërthyer makina duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Për fat të mirë, drejtuesja e mjetit ka dalë menjëherë duke shpëtuar edhe pa dëmtime.
SHPËRTHIMI I MAKINËS
Pak minuta pasi kishte kaluar ora 13:00, inxhinierja Entela Çano ka dëgjuar një shpërthim në makinën e saj dhe mjeti i është përfshirë nga flakët. Ajo menjëherë ka zbritur nga makina duke mos pësuar asnjë dëmtim, ndërsa flakët e kanë djegur të gjithë mjetin. Policia e Durrësit ka reaguar edhe zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur, por duke mos dhënë shumë detaje. “Rreth orës 1:05 të ditës së sotme (dje) morëm njoftim për një mjet të përfshirë nga flakët në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Sukthit” në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë. Në vend u dërguan menjëherë shërbime zjarrfikës dhe Policie, të cilët pas fikjes së flakëve dhe dhënies së ndihmës së parë drejtueses së mjetit fuoristradë Mitsubishi me targa AA 109 JE, 38-vjecares nga Tirana E.Ç., me profesion inxhiniere ndërtimi, e cila udhëtonte e vetme në mjet”.
HETIMET E POLICISË
Pasi është marrë informacioni, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie. Menjëherë është ngritur dhe një grup hetimor. Burime nga uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, inxhinierja Entela Çano ka qenë duke udhëtuar nga Kavaja në Tiranë. Gjatë hetimeve është zbuluar se, lënda plasëse e llojit tritol në një sasi të vogël ishte e montuar poshtë makinës në pjesën ku zakonisht vendosen këmbët e pasagjerit. Tritoli dyshohet se është vënë në Kavajë. Dëshmitarë dhe vetë inxhinierja kanë deklaruar se, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi është dëgjuar një zhurmë e madhe. Sipas policisë, “çanta e drejtueses së makinës e ka shpëtuar atë, pasi duke qenë e mbushur me letra ka amortizuar shpërthimin”.
PISTAT E HETIMIT
Policia e Durrësit është duke hetuar në disa pista në lidhje me ngjarjen. Fillimisht u mendua se shpërthimi i eksplozivimit mund të kishte lidhje me punën e bashkëshortit por më pas kjo gjë është përjashtuar. Aktualisht policia është duke hetuar në pistën e konkurrencës, pasi dyshohet se mund të ketë ndonjë përballje për shkak të detyrës dhe punës që Entela Çano kryen si inxhiniere ndërtimi. Përveç këtyre informacioneve, Policia e Durrësit ka vendosur që të kërkojë informacione dhe nga homologët e Tiranës meqenëse inxhinierja jeton në kryeqytet. Rreth 100 metra larg vendit ku ndaloi dhe makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë nga shpërthimi.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)