Kronikë

Shpërthimi i memorialit në Finiq, reagon Greqia: Shqipëria të kapë sa më shpejt autorët

23 Korrik 2019, 16:01| Përditesimi: 23 Korrik 2019, 16:02

  • Share

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër pas hedhjes në erë me eksploziv të memorialit të Thimio Lolit mbrëmjen e djeshme në Finiq. Athina zyrtare kërkon nga Shqipëria që të hetojë, zbulojë dhe vendosë para drejtësisë sa më shpejt autorët.

"Ministria greke e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e saj për shpërthimin e monumentit dhe e dënon fuqishëm.

Ngjarja sfidon minoritetin kombëtar grek dhe në fund të fundit marrëdhëniet greko-shqiptare. Duhet të hetohen menjëherë dhe autorët të vendosen para drejtësisë. Presim që pala shqiptare të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur duke rikthyer ndjenjën e sigurisë së Pakicës Kombëtare Greke.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Greke, si dhe Autoritetet Konsullore në Shqipëri, po ndjekin nga afër këtë rast" mbyllet deklarata e Athinës zyrtare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?