Nga vendngjarja

Kronikë

Shpërthimi i pompës së naftës së kompanisë 'Anio Oil' në Ballsh, arrestohet shefi i sigurimit teknik

4 Maj 2021, 12:42| Përditesimi: 4 Maj 2021, 15:50

  • Share

Ditën e djeshme një 50-vjeçar mbeti i plagosur pasi një pompë centrifugale në kompaninë e naftës 'Anio Oil and Gas Sh.a' ka shpërthyer në flakë.

Policia ka njoftuar sot se ka vënë në pranga shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit të kompanisë 'Anio Oil and Gas Sh.a', ku ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas policisë nuk ishin marrë masat e sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Fier (Shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte).   Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.     Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Kujtojmë se punëtori i plagosur është V. B, 50-vjeç, punonjës i kompanisë 'Anio Oil and Gas Sh.a'

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?