Bota

Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001

6 Janar, 12:13| Përditesimi: 6 Janar, 13:17

  • Share

Metapneumovirusi i njeriut (HMPV) është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, por mund të rrisë rreziqet ose të çojë në komplikime më serioze si bronkiti ose pneumonia, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe njerëzit me imunitet të dobët.

Virusi ka qenë i përhapur që nga viti 2001 kur u identifikua për herë të parë në Hollandë dhe për zyrtarët apo ekspertët e shëndetësisë nuk është dicka e re. Rritja e infektimeve të tij përqendrohet gjatë stinëve ftohta. Përse po flitet për HMPV në lajme? Po, ka infektime të rritura në Kinën veriore, veçanërisht tek fëmijët, sipas autoriteteve lokale dhe për këtë Qendra për kontrollin e sëmundjeve i ka paralajmëruar njerëzit që të marrin masa paraprake me shëndetin dhe higjienën, por gjithashtu, ka kundërshtuar pretendimet e shpërndara në internet për spitalet e mbingarkuar dhe frikën e një pandemie tjetër të ngjashme me Covid.

Madje zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning në daljen e saj për media para disa ditësh tha se infektimet të jenë më pak të rënda dhe të përhapura me një shkallë më të vogël në krahasim me vitin e kaluar dhe ka hedhur poshtë pretendimet se spitalet në Kinë janë plot pas pamjeve të shpërndara në internet.

Sa serioz është Metapneumovirusi njerëzor?

Britanikja The Guardian pyeti disa ekspertë ndërkombëtar për këtë. Simptomat e HMPV janë të ngjashme me një ftohje ose grip dhe është një nga viruse që shpesh përfshihen tek përkufizimi i gjerë i "ftohjes së zakonshme", tha Jacqline Stephens, profesore në Flinder University të Australisë. Nuk është një sëmundje e njoftueshme si Covid-19 apo gripi. Por sa të shqetësuar duhet të jemi? 

HMPV nuk është si Covid-19. Ai ekziston prej dekadash, popullata botërore ka një nivel imuniteti nga infeksionet e kaluara, sipas ekspertëve të cituar nga The Guardian. Covidi ishte një sëmundje e re që nuk kishte infektuar kurrë njerëzit më parë, dhe nxiti përhapjen në nivel pandemie. Me Metapneumovirusin, ekspertët nuk janë të shqetësuar për një pandemi. Megjithatë, ruajtja e higjenës personale dhe e të tjerëve në rast infektimi duhet të mos harrohet si mësim nga pandemia.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?