Duke iu drejtuar kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë pak më herët këtë të hënë, presidenti i Islandës, Gudni Johannesson u kërkoi islandezëve të “qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre”.
Presidenti shpresonte që situata të qetësohej, por theksoi se gjithçka mund të ndodhë, raporton BBC.
Në një konferencë për shtyp, kryeministrja Katrin Jakobsdottir tha: “Sot është një ditë e zezë për Grindavík dhe sot është një ditë e zezë për të gjithë Islandën, por dielli do të lindë përsëri. Së bashku do të përballemi me këtë tronditje dhe çfarëdo që të ndodhë. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju".