Shpërthimi i yllit

Shpërthimi masiv i një ylli, NASA ndan pamjet magjike dhe ‘lë pa fjalë’ shikuesit

12 Janar 2022, 12:08| Përditesimi: 12 Janar 2022, 12:10

  • Share

Bota e yjeve nuk “dështon” asnjëherë të intrigojë mendjet kureshtare.

NASA së fundmi ka publikuar për adhuruesit e astronomisë fotografi nga shpërthimi i një ylli masiv duke i lënë të gjithë pa frymë.

Një kombinim ngjyrash magjike nga shpërthimi kanë bërë të gjithë botën të flas për këtë.

“Këto mbetje të supernovës, u krijuan nga shpërthimi i një ylli masiv. Me ndihmën e NASA Chandra Xray, astronomët kanë qenë në gjendje të konfirmojnë se shumica e oksigjenit në univers vjen nga shpërthime siç shohim këtu. Sasia e oksigjenit e gjeneruar nga ky shpërthim mund të nxisë mijëra sisteme diellore”, thuhet në mbishkrimin e postimit nga NASA në Instagram.

Postimi i NASA-s ka mbledhur më shumë se 15 milionë pëlqime deri më tani dhe përdoruesit e internetit të magjepsur komentuan imazhin e mrekullueshëm.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?