Shpërthimi me 3 të plagosur në Metalurgjik, policia arreston administratorin e firmës në Elbasan

23 Korrik 2020, 09:23| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 10:06

  • Share

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga administratorin e kommpanisë 'Elba Gas' në Metalurgjik ku dje për shkak të një shpërthimi u plagosën tre persona, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Konkretisht thuhet se në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", Yllson Pëllumbi  54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.

Të plagosurit janë babë e bir, Osman dhe Eduard Bendaj 69 dhe 42-vjeç dhe Qemal Mullahu 61-vjeç. Tre të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Report Tv mëson se njeri nga të plagosurit, Osman Bendaj ka qenë në gjendje më të rënduar.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?