Lokali ku ndodhi ngjarja

Shpërthimi me lëndë plasëse jashtë një lokali dje në Lezhë, objektiv një 46-vjeçar! U largua pas ngjarjes, policia i vuri sot prangat! Autori në kërkim

2 Prill 2022, 12:39| Përditesimi: 2 Prill 2022, 12:58

  • Share

46-vjeçari Sokol Pepushi ishte objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse dje në Lezhë, ngjarje që u regjistrua jashtë një lokali. Policia bën me dije se në drejtim të Pepushit u hodh një ndezës granate, nga shpërthimi i së cilës fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, Pepushi u largua pa njoftuar policinë, por u vu në pranga ditën e sotme. Autori është identifikuar si Admir Zogaj, i cili është shpallur në kërkim. Është e paqartë lidhja mes dy personave dhe arsyet e këtij sulmi ndaj Pepushit.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me dashje", e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit", në ngarkim të Zogaj si dhe "Moskallëzimi i krimit", në ngarkim të Pepushit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?