PËRRENJAS- Në biznesin e Dhimitër Kokonozit nuk është vendosur tritol, por granatë dore. Ky ka qenë përfundimi i policisë së Librazhdit, për shpërthimin në bar-bilardon e Kokonozit më 22 nëntor rreth orës 02:30. Rei Karriqi dhe Arjan Pano, 23 vjeç dhe 42 vjeç të dy banues në lagjen nr 2 në Prrenjas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vënë një granatë dore në verandën e lokalit të Kokonozit.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e shpërthimi me garanatë në biznesin e ish-sekretarit të PD-së në Përrenjas, ku shihet që 2 persona hedhin granatën e më pas ndodh shpërthimi.I kontaktuar nga Report Tv, Mariglen, djali i Kokonozit tha se autorët i njeh si fytyra, por nuk ka pasur komunikim apo konflikt me ta. Megjithatë shprehet se ngjarja mund të ketë ndodhur për çështje inati, ndërsa nuk dha detaje të tjera.
Njëri prej të ndaluarve rezulton me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare që mund të shërbejnë për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.
Këto janë pamjet e shpërthimit të ndodhur orët e para të mëngjesit të 22 nëntorit në biznesin e ish-sekretarit të PD-së në Prrenjas.
Në videon e siguruar për Report Tv, nga gazetari Ronaldo Gjoshi, shihet teksa se dy personat, Rei Karriqi, 23 vjeç dhe Arjan Pano, 42 vjeç afrohen pranë ambienteve të biznesit, një bar-bilardo dhe hedhin granatë dore.