Elbasan- SPAK tërheq dosjen e shpërthimit me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan.
Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024 në korridorin e katit të 4 të pallatit në lagjen "Haxhias" të këtij qyteti, ku ndodhej dhe apartamenti ku banonin të dyja motrat.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i motrave, Enea Thomarai. 26 vjeçari ndodhet në gjendje kome, te Trauma në Tiranë i ra mbi trup dera e shtëpisë së tij.
Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se dosja do të hetohet së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.
Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se jetonte me kushte luksoze në qeli, madje dhe vendoste gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.
Dy vajzat nga Lezha kishin dy muaj që banonin në Elbasan në apartamentin ku dhe ndodhi shpërthimi. Edhe Xhovana Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili dyshohet si vrasës me pagesë, reagpoi në një postim në rrjetet sociale, duke hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. Ndërkohë kamerat e sigurisë
Ndërkohë policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e vendosjes së tritolit në derën e hyrjes ku jetonin me qira dy motrat, Nikolli, dhe po punon për arrestimin e tij.