Elvis Kosova

Kronikë

Shpërthimi në garazh, zbardhet dëshmia e Elvis Kosovës: Nuk kam probleme me njeri! Lënda plasëse u vendos nga një person i maskuar

24 Korrik, 08:44| Përditesimi: 24 Korrik, 08:46

  • Share

1753337680_elviskosova.jpg

Elvis Kosova është emër i njohur edhe më parë për policinë, dhe me precedent penal. I njohur ndryshe si "Visi i garave", apo "Visi i makinave të shpejta", u arrestua në gusht të vitit të kaluar nga policia, pasi u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, por rezulton të jetë liruar disa ditë më vonë.

Para hetuesve ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person. Lënda plasëse është vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi e ka lënë është larguar nga vendngjarja në këmbë. Lëndën plasëse e ka lënë në pjesën hyrëse të garazhit dhe nga fuqia plasëse janë dëmtuar 4 makina të parkuara afër, jashtë garazhit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Shpërthim me tritol në garazhin e ‘Visit të Garave’, dëmtohen 4 mjete të parkuara! I arrestuar më herët për vjedhje makinash (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?