Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës jep njoftim lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e shpërthimit të një bombole u plagosën 5 persona.
Në spitalin e Traumës janë paraqitur një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç dhe një kalimtar me iniciale A.R 24 vjeç. Sipas spitalit ata i janë nënshtruar trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy kalimtarët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar nga spitali ndërsa punonjësja e argjendarisë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë pronarët e argjendarisë Alma dhe Sokol Pira, ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve.
Lajmi kryesor: