Policia jep informacion lidhur me shpërthimin e ndodhur në oborrin e një banese në Ishull-Lezhë. Mësohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri
Lezhë/Informacion paraprak
Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë që është shtruar oborri.
Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lajmi kryesor:
Shpërthim i fortë me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ishull -Lezhë, brenda ndodhej vetëm një e moshuar (VIDEO+ EMRI)
S.G//ReportTv.al