500 gr tritol vilës në Kurbin, mbi 10 persona të shoqëruar! Kamerat e sigurisë në banesë jashtë funksionit, ende asnjë gjurmë të autorëve

11 Mars 2023, 09:18| Përditesimi: 11 Mars 2023, 13:21

  • Share

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesën 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në policie janë dhe pjesëtarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë. Në pjesën e përparme të banesës tre katëshe, ka patur kamera sigurie, por sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë jashtë funksioni.

Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 persona.

Ndërkohë nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasëse, por referuar forcës së shpërthimit dhe dëmeve që ka shkaktuar mendohet të ketë qenë rreth 500 gram. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e Skënder Likës.

Ndërkohë një autoveture tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia ne vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës. Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria, pasi Skënder Lika, është  babai I autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor i në vrasjen dy biznesmenëve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarja e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020.

Ora 10:01
VIDEO/Tritol vilës së Skënder Likës, gjendet e djegur makina e autorëve në Gramëz të Fushë-Krujës

Një autoveture tip ‘Volkswagen Passat’ është gjetur e djegur nga policia ne venin e quajtur Kallamat në fshatin Gramës të Fushë-Krujës.

Autovetura është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe për të nuk ka patur njoftim ne sallën operative, por mjeti është gjetur i djegur totalisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë në Krujë. Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit

Nuk dihet se kujt i përket mjeti apo nëse brenda tij ka prova apo materiale që do të ndihmojnë për identifikimin e autorëve. Duhet theksuar se zona e Kallamave në fshatin Gramëz është përdorur prej vitesh nga kriminelë të ndryshëm për të djegur autoveturat që përdorin për krime të ndryshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?