Nesër do të nisë verifikimi për dëmet e shkaktuara në banesa e biznese pas shpërthimit të fuqishëm pasditen e 1 marsit në Lushnjë.
E kontaktuar nga Report Tv, kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa tha se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi me 2 të vdekur në Lushnjë, nisin hetimet për 3 vepra penale! Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe deputetin PS-së, Bujar Çela
M.Q./ReportTv.al