Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, u ka shprehur ngushëllimet familjes Hoxha për humbjen e dy pjesëtarëve të saj, nga shpërthimi i fortë i ndodhur këtë të premte në Lushnjë, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
"Ngushëllime të ndjera familjes Hoxha për humbjen e babait dhe djalit të familjes në ngjarjen e rëndë dhe fatkeqe të Lushnjes. Shpirtrat e tyre të prehen në paqe. Shërim të shpejtë kolegut dhe mikut tonë, deputetit Bujar Çela, dhe të gjithë të plagosurve! Jemi me ju!", shkruaj ajo.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, Begaj u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave! Nikolla viziton të plagosurit te 'Trauma'
B.K/ReportTv.al