Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës, SPAK kërkon riekspertim! GJKKO lë në fuqi pezullimi për 5 zyrtarët e IMT-së

16 Maj, 14:27| Përditesimi: 16 Maj, 19:18

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuq vendimin e Shkallës së Parë për personat e vënë në hetim lidhur me shpërthimin në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti.

Avokatët kishin kërkuar heqjen e masës së pezullimit për inspektorët e IMT Lushnje. Ndërkohë nga ana tjetër SPAK vijon hetimet ku ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimeve, ndërsa kërkon akt-ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit.

Vetë deputeti deri më tani nuk është proceduar ndonëse u konstatuan shkelje duke nisur që nga “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelje e rregullave në punë” .

Nga shpërthimi humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha babë e bir, që e kishin ditën e parë të punës dhe të paregjistruar si punëmarrës në instancat përkatëse, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore, Prokuroria e Posaçme kërkoi në GJKKO rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit. Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua ishte Leonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.

Edhe ky i fundit qëndroi në qeli vetëm 2 ditë, duke u liruar pa asnjë masë, teksa GJKKO tha se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të pezulluar nga detyra
1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?