Tragjedia në magazinën e deputetit Bujar Çela, dëshmia e punonjësit: Djali ishte i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte.
Dëshmitë e atyre që kanë qenë aty në momentin e shpërthimit të në kapanonin në ndërtim e sipër kanë ndihmuar prokurorinë për të zbardhur ngjarjen. Shpërthimi ka qenë I fuqishëm sa Roland Hoxha është gjetur i djegur brenda në vinç ndësa djali i tij është gjetur I gjymtuar në tokë.
“Është pyetur shtetasi shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.
Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime.
Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i gjetur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Çela" thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Magazina në pronësi të Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, asnjë kontroll nga autoritetet
S.G/ReportTv.al