Vendi ku ndodhi shpërthimi

Shpërthimi në Marsejë, gjenden dy trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës, kërkime për të zhdukurit e tjerë

10 Prill 2023, 09:45| Përditesimi: 10 Prill 2023, 09:50

  • Share

FRANCË- Dy trupa janë gjetur pas një shpërthimi që rrafshoi një ndërtesë katërkatëshe në Marsejë.

Autoritetet lokale thanë se gjashtë persona janë ende të pagjetur dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine mëngjesin e së dielës. Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi.

Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta në shpërthim dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.

Zjarri pengoi përparimin e grupeve të shpëtimit dhe e bëri të vështirë për ekipet e shpëtimit vendosjen e qenve nuhatës.

Operacionet e shpëtimit vazhduan deri në orët e para të së hënës me ndihmën e një vinçi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?