Ndertesa ku ndodhi shperthimi

Kronikë

Shpërthimi në 2020 në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në Lezhë, në pranga porositësi

28 Mars 2023, 07:54| Përditesimi: 28 Mars 2023, 09:47

  • Share

3 vite e gjysmë pas shpërthimit me tritol në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.Zef Kola banues ne Tirane është ndaluar me urdhër te prokuronit të çështjes Françesk Ganaj, i cili pas hetimeve me metoda speciale ka arritur te zbardhë plotësisht këtë ngjarje. Si autor te vendosjes se lëndës plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autoret Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite heqje lirie. Zef Kola u ndalua nga Policia e Lezhës me urdher të prokurorit të çështjes Françesk Ganaj, në kuader të operacionit "Eksplozivi"

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 nëntor. Kjo ishte hera e parë e cila u ndoq nga një shpërthim i dytë në harkun kohor të 3 javëve, kur u sulmua serish me lëndë plasëse objekti në fjalë.Në dëshminë e tij në polici biznesmeni Liman Gjoka ka deklruar se pronën ku po ndërton e ka blerë shumë vite më parë dhe se nuk ka asnjë konflikt. Por pavarësisht pretendimeve të tij pista krysore e hetimit është ajo e konflikteve të pronësise, por nuk përjashtohet mundësia se ngjarjet mund të kenë ardhur dhe për shkak të konkurencës.

Biznesmeni Liman Gjoka po ndërtonte hotel dhe apartamente për shitje në bregun e detit në zonen e ranës së hedhun në Shëngjin. Kjo zonë turistike mjaft e lakmuar është kthyer në kantier ndërtimi, pas miratimit të planit strategjik të zhvillimit të saj.

Biznesmeni Liman Gjoka

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?