Sociale

Shpërthimi në Velipojë, familja Gjoka në gjendje kritike, mjeku: Djegiet nga shpërthimi i gazit janë bërë problem, ja si duhet të veproni në rast se bini në kontakt me zjarrin

5 Korrik 2021, 18:02| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 18:36

  • Share

Gjendja e familjes Gjoka që u lënduan nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, vijon të jetë kritike, për shkak të djegieve të shumta trupore dhe shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar. Nëna dhe tre fëmijët ndodhen të shtruar në reanimacion në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Ndërkohë Mjeku Nardi Kola kirurg i djegieve plastike dha disa këshilla për qytetarët që bien në kontakt me zjarrin, se si duhet të veprojnë 

“Kur një qytetar mund të shikojë realisht djegie, puna e parë është shpëlarja me ujë të pastër po të jetë mundësia, domethënë sigurisht trajtimi i momentit nëse ka flakë kudo mund të kapet me batanije ose me diçka tjetër për ta shuar dhe pastaj trajtimi me ujë, pra shpëlarja domethënë futja diçkaje të ftohtë në mënyrë që mos të progresojë në thellësi djegia”-u shpreh mjeku Nardi Kola.

Kirurgu shtoi se djegiet nga shpërthimet e gazit janë kthyer në një shqetësim.

“Tek ne kohët e fundit po prevalojnë djegiet nga flaka, flaka e gazit, nga lëngjet e nxehta, djegiet elektrike edhe këto kanë rolin e tyre, edhe djegiet e diellit sepse kemi folur shpesh për to. Këto pra janë elementët bazë, por ato që sigurisht kanë krijuar shqetësimet më të mëdha në popullatë janë djegiet që krijojnë dhe një ndjesi tepër negative, djegiet masive nga shpërthimet e gazit dhe realisht janë bërë një probleme dhe për ne si mjek”-tha kirurgu.

Mjeku shpjegon se sa të rrezikshme janë rastet e rënda të djegieve.

 'Djegiet që mund të kapin 40% të trupit dhe sipër, gjendja kritike fillon që në momentin e parë sepse pacienti i djegur kalon në atë fazën e shokut i themi ne, shokut të pas djegies që ndonjëherë mund edhe mos të dali nga ajo prandaj ndihma e menjëhershme duke rehidratuar pacientin duke e vendosur sistemin e qarkullimit në funksion sa më shpejt është esenciale. Pastaj vazhdon faza tjetër që ne duhet të parandalojmë infeksionin e djegies, duhet të parandalojmë shokun septik, etj në mënyrë që ta shërojmë pacientin, ky është qëllimi në fund të fundit'-tha ndër të tjera mjeku.

Rastet e shpërthimit të gazit ku qytetarët kanë mbetur viktima janë të shpeshta. Këto incidente ndodhin kryesish sepse qytetarët nuk përdorin bombola gazi në pika të licencuara që janë të sigurta por edhe nga gabimet njerëzore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?