Shpërthimi në Zubin Potok, Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike

30 Nëntor, 20:54| Përditesimi: 1 Dhjetor, 13:08

  • Share

1732996846_3ae0068da117e940cfad632bc31477bc.jpg

Korporata Energjetike e Shqipërisë ka filluar që nga mëngjesi i sotëm të ofrojë sasi energjie për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të përballuar situatën e krijuar me njësitë prodhuese të energjisë në Kosovë.

Kjo vjen si vijim i marrëveshjes së shkëmbimit dhe marrëdhënieve te bashkëpunimit midis dy korporatave. KESH do vazhdoje te ndihmojë deri në mbremje KEK, edhe ne ditet në vijim nëse do të ketë nevojë.

Ende nuk ka shifra se sa megavat do t'i transferohet Kosovës nga Shqipëria. 


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Vuçiç: S'kemi lidhje! Bislimi: Dyshohet krahu i djathtë i Radoiçiç (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?