Aleksandër Vuçiç
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mohoi kategorisht për të disatën herë, përfshirjen e Serbisë në sulmin në Zubin Potok, të ndodhur më 29 nëntor 2024.
“I kam ftuar partnerët amerikanë të kontrollojnë pamjet satelitore. Po zhvillojmë hetime edhe në Beograd dhe kemi mbledhur informacione për disa individë, duke u interesuar se ku kanë qenë. Interesi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën. Më vjen keq për deklaratën e Borellit”,- tha Vuçiç.
“Faleminderit KFOR-it që refuzoi të pranojë forcat ilegale, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), në veri të Kosovës”,- përfundoi Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë! Kemi autorë të dyshuar! Ftova amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore
K.M/ReportTv.al