Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës

30 Nëntor, 12:24| Përditesimi: 30 Nëntor, 12:26

  • Share

1732962856_zubinpatok.jpg

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut sot pas bastisjeve nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe sekuestrimin e disa materiale të ndryshme, informon media kosovare.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.

 Aksion i forcave të Policisë së Kosovës u zhvillua në veriun e vendit paraditen e sotme.


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Policia bastis Zubin Potokun, ka të arrestuar! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Reagon Beogradi: Po akuzon pa prova! (VIDEO)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?