Vjosa Osmani

Shpërthimi në Zubin-Potok, presidentja Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei: Bandat kriminale serbe do të humbin sërish

30 Nëntor, 09:13| Përditesimi: 30 Nëntor, 09:23

  • Share

1725717895_vjosaosmani.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për shpërthimin në kanalin në Ibër-Lepenc në Zubin-Potok të premten në mbrëmje.

Ajo e ka quajtur akt terrorist shpërthimin, duke theksuar se “bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës” e se “do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”.

“Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka kërkuar qetësi e maturi nga qytetarët deri sa institucionet të merren me hetim të rastit dhe përllogaritjen e dëmit.

“Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të këtij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka bërë të ditur ajo.

Osmani ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei, pas shëprthimit që ndodhi mbrëmë në Ibër Lepenc. Ishte parashikuar që ajo të takohej me Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend.


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Policia bastis Zubin Potokun, ka të arrestuar! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Reagon Beogradi: Po akuzon pa prova! (VIDEO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?