Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç

Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Beogradi! Ministri i Jashtëm: Kurti nxiton që i drejton gishtin Serbisë pa prova! Akuzat e parakohshme janë devijim i qëllimshëm

30 Nëntor, 11:56| Përditesimi: 30 Nëntor, 12:01

  • Share

1732964319_gjuric.JPG

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka reaguar për shpërthimin në Zubin Potok duke kundërshtuar pretendimet e Kurtit, teksa tha  se derisa “regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit” në këtë sulm.

Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.

“Serbia dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, tha Gjuriç në një reagim në X.


Lajmi kryesor:

Hidhet në erë kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës! Policia bastis Zubin Potokun, ka të arrestuar! Kurti: Akt terrorist e dirigjoi Serbia! Reagon Beogradi: Po akuzon pa prova! (VIDEO)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?