Trajneri Gega duke iu kerkuar llogari arbitrave

'Shpërthimi' pas barazimit Teuta-Kukësi, trajneri Gega: Arbitrat ndëshkojnë lojtarë me pa të drejtë

10 Shtator 2022, 10:30| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 10:32

  • Share

Fundi i ndeshjes kundër Teutës, që përfundoi me shifrat 0-0, ka sjellë shpërthimin e trajnerit të Kukësit Skënder Gega, i cili iu afrua arbitrave për t’ju kërkuar llogari në lidhje me vendimet gjatë lojës. Verilindorët për gati 50 minuta luajtën me një lojtar më pak, si pasojë e një kartoni të kuq të Ferreira-s, duke prishur ekulibrat në fushë. Ky barazim e mban sërish Kukësin në vendin e fundit, ndërsa situate përkeqësohet kur llogaritë bëhen edhe me ndeshjen e kësaj jave pasi skuadrat tjera ende s’kanë zbritur në fushë.

“Filluam mirë, por kartoni i kuq ndikoi. Jam i kënaqur vetëm sepse me 10 veta dhe i zbatuam detyra. Në futboll nuk mund te ecësh para pa sakrifica. Luajtëm mirë, krijuam raste dhe pse më 10 veta.

Ndeshja e katërt që dënohemi në të njëjtën mënyrë, vendosja e shumë e keqe e mbrojtëseve të qendrës ndikoi. Është e pafalshëm sepse dy mbrojtësit e qendrës nuk mund të qëndrojnë ashtu.

Ky profesion është dhe tifozlliku nuk të lë të jesh i qetë sa të mbaroj 90 minutëshi. Unë mërzitem për gabimet që kemi shfaqur këtë katër javë. Ndeshjet i kemi humbur sepse kemi përsëritur gabimet.

Arbitrat janë këtë që janë, nuk dua të bëj polemika për këtë. Kanë ndëshkuar disa lojtar pa të drejtë sipas meje por këto janë vendimet e tyre dhe kjo gjë kaloi tashmë.

Në stërvitje nuk kemi pasur asnjë lloj problemi, por duhet të komunikojmë me njëri tjetrin. Është grup i ri dhe rasti i Haxhiut ndikoi, është mungesë eksperience, ka kualitet të madh. Mund të ndryshonte sfidën aty por ashtu ndodhi në atë rast.

Treshja e mesfushës nuk funksionoj siç duhet por dhe i kuqi ndikoi.

Mendoj se nëse skuadra merr përsipër ashtu si sot mund të ecet përpara. Pikët janë ato që ndikojnë në fund, por futbolli kështu e ka. Mendoj se e kemi merituar të dilnim me pikë sot.

Në 90% e rasteve flas anglisht sepse duhet të jem i qartë me lojtarët. Futbolli këtu është taktik por dhe agresiv. Mendoj se pa ndëshkime dhe grupi do përshtatej më shpejt, por në këto raste tregojnë defektet.

Ndaj dy qendër mbrojtësve kam kritikat e mija për këto javë. Ata janë pjesë e Kukësit dhe nuk dua ti rëndoi. Më habiti entuziazmi në pushimin e ndeshjes. Nga ai reagim duhet të niset puna. Tani kemi filluar të marrim përgjegjësi, sot u munduam të ruajmë formacionin me disa ndryshime të vogla. Dalja me të kuqe na prishi ekuilibrat.

Nuk besoj se trajnerët kanë të drejtë të korrigjojnë presidentët, sepse profesioni dhe mosha nuk mi lejon. Nuk lejoj njeri që të paktën nga ana teknike të ndërhyn në punën time. Gjici nuk më ka ndikuar te ana teknike, ai ka shprehur opinionin e tij. I di parametrat dhe detyrimet e mija dhe punoj me korrektësi.

Kjo ide për mua nuk qëndron, mendoj se shqiptarët punojnë me pasion dhe po bëjnë punë të mirë. Është e rëndësishme të gjesh gjuhën e komunikimit, qoftë dhe me mediat. Unë jam i hapur për kritikat, por gjërat jo të vërteta nuk i pranoj. Unë me stafin kemi punuar në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo me mjafton. Secili ka mendimin e tij,”- u shpreh Gega, trajneri i Kukësit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?