Superliga e futbollit në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar ndeshjet e javës së 20-të. Struga kryesuese fitoi 2-1 në derbi me Shkupin, duke marrë fitoren e parë për këtë vit pas tre barazimeve. Trajneri i ri i Strugës, Shpëtim Duro ka debutuar me tri pikë me ekipin e ri, duke shkuar në kuotën e 42 pikëve për kreun e renditjes.
Tanimë Shkupi humb mundësinë për të rivalizuar me struganët, duke mbajtur pozicionin e dytë me 38 pikë. Në vendin e tretë Shkëndija, me tetovarët që pozicionohen me 35 pikë. Kuqezinjtë mundën në shtëpi 3-1 Rabotnickin.
Tre skuadrat shqiptare prijnë renditjen e futbollit maqedonas, duke qenë edhe këtë sezon një faktor i rëndësishëm.
Maqedonia e Veriut - Superliga java 20:
Akademija Pandev 3-0 Pobeba
Skopje FC 1-1 Makedonija GP
Shkëndija 3-1 Rabotnicki (Cake 10', Milev 28', Mujezinovic 82' / Rusevic 90+3')
Sileks 1-2 Bragalnica
Struga 2-1 Shkupi (Shabani 23', Ibraimi 88' (p) / Alvarez 90+7')
Renditja: