Vangjel Zguro është dëshira e Strugës në Maqedoninë e Veriut. Trajneri Shpëtim Duro pëlqen cilësitë e mbrojtësit të majtë dhe ish-kapitenit të Skënderbeut. 30-vjeçari pogradecar njihet për grintën dhe shpirtin e garës në fushë, me Zguron që sezonin e fundit e mbylli me Bylisin në Superligë.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut do luajnë edhe në kualifikueset e Champions, me Zguron që është pranë firmës me Strugën. Mbrojtësi ka qenë pjesë e Pogradecit, Korabit, Luftëtarit, Kamzës, Kukësit, Skënderbeut dhe Bylisit në Shqipëri, teksa ka luajtur edhe me Red Wolves dhe Tulsa në SHBA.
Vangjel Zguro ishte pranë firmës me Tiranën në Superligë, me bardheblutë që morën Gledi Micin për fashën e majtë. Tanimë Zguro pritet të bashkohet me trajnerin Shpëtim Duro te Struga.