Shpëtohen 1000 mace në Kinë, do të përfundonin në thertore

26 Tetor 2023, 16:58| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 17:07

  • Share

Autoritetet e policisë në Kinë kanë arritur të shpëtojnë rreth 1000 mace të cilat ishin të destinuara për t’u therur për mish.

Presioni i shoqatave dhe aktivistëve të ndryshëm në Kinë dhe jo vetëm, vuri në lëvizje autoritetet kineze, duke kryer kështu hetime të thelluara mbi kontrabandimin për ushqim të maceve dhe jo vetëm.

Sipas mediave të huaja, aktivistët në Zhangjiagang kishin vënë re një numër të madh macesh që mbaheshin në kuti druri në një varrezë.

Ata kishin mbajtur në vëzhgim periodik për 6 ditë me radhë macet për të kuptuar më shumë mbi fatin e tyre.

Kur macet u ngarkuan në një kamion më 12 tetor, aktivistët ndaluan automjetin dhe thirrën policinë.

Në një rast tjetër të raportuar nga mediat kineze, në qershor të këtij viti, në një kolegj në provincën e Jiangsu, një student zbuloi kokën e një miu në vaktin e tij.

 Autoritetet e shkollës u përpoqën të justifikoheshin duke thënë se ishte mish rose përpara se të pranonin rastin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/10/2023 04:12

    Dhe pastaj vrasin mendjen bota per origjinen e Covidit! Babai im qe kishte punuar gjate viteve 60-70' me /specialistet/kineze,sic e quanin veten, ne kohen e miqesise shqipo-kineze,tregonte se gjithemone i thoshnin me krenari se /hanin cdo gje qe ecen,lundron,zvaritet,ose fluturon mbi toke,cdo gje me perjashtim te aeroplanit/. Te mendosh qe eshte per shkak te mungesave e urise,si mund te ndodhe ne Afrike? -Jo! Mund te kete filluar diku nga nevoja per mbijetese,po te mendosh gjithe hist.e Kines e cfare kane kaluar nder shekuj,por problemi eshte se eshte kthyer ne pjese te kultures,nuk eshte me ceshtje mbijetese dhe bota paguan cmimin me jete njerezish per keto shije /ekzotike/te gastronomise kineze!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?