Kronikë

Shpëtohen 110 emigrantë në dy ditë, ministrja Xhaçka publikon videon e operacionit (VIDEO)

1 Tetor 2019, 10:01| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 10:11

  • Share

110 emigrantë janë shpëtuar nga Anija "Oriku" dhe ekuipazhi i saj në 4 operacione të realizuara brenda dy ditëve në detin Egje. Lajmin e ka dhënë ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa vlerëson punën e bërë të Shqipërisë, si pjesë e misionit të NATO-s. Emigrantët ishin kryesisht nga Afranistani dhe Pakistani.

"Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje. Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq. Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra", shkruan ministrja Xhaçka.

 

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?