Një nga viktimat e abuzimit

Shpëtohen 16 fëmijë që u abuzuan seksualisht në Filipine, autorit iu gjetën video në telefonin e tij

6 Korrik 2023, 13:15| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 13:25

  • Share

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë, të moshave 10 deri në 18 vjeç, janë shpëtuar në Filipine pasi policia australiane zbuloi në telefonin e një 56-vjeçari të arrestuar në Sidnei, pamje nga momentet e abuzimit seksual me të miturit.

Fëmijët, u gjetën muajin e kaluar nga kontrollet që Policia e Filipineve ushtroi në disa zona në një provincë në Filipinet Veriore, ndërsa nga hetimi që filloi në janar zbuluan në telefonin e 56-vjeçarit materiale të abuzimit me fëmijët dhe mesazhe që përshkruanin qëllimin e tij për të paguar një organizator që do t’i mundësonte atij të abuzonte seksualisht me fëmijët në Filipine.

Fëmijët tashmë janë vendosur nën kujdesin e Departamentit të Mirëqenies Sociale dhe Zhvillimit të Filipineve dhe hetuesit janë ende duke u përpjekur për të gjetur viktima të tjera të dyshuara.

"Ky rast nxjerr në pah se sa jetike është për agjencitë e zbatimit të ligjit që të ndajnë inteligjencën dhe burimet globalisht, sepse grabitqarët nuk janë të kufizuar nga kufijtë," tha oficeri i lartë.

“Megjithatë, jetët e këtyre fëmijëve janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme dhe ne e dimë se ka shumë fëmijë të tjerë ende në rrezik,” shtoi ai.

Që nga  qershori, 611 viktima janë shpëtuar nga abuzimi me fëmijët dhe 127 organizator të këtyre veprave janë arrestuar që nga themelimi i Qendrës Filipine për Krimet e Internetit kundër Fëmijëve, një përpjekje e përbashkët midis Filipineve, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?