Nje nga te shpetuarat

Kronikë

Vrojtuesit e plazhit shpëtojnë nga mbytja një 13-vjeçare dhe dy gra në Spille

3 Gusht 2019, 12:33| Përditesimi: 3 Gusht 2019, 12:38

  • Share

KAVAJË- Një vajzë e mitur 13-vjeçare dhe dy gra janë shpëtuar nga vrojtuesit bregdetare në plazhin e Spilles. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja njofton se në këtë zonë, falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit Kristofor Hasa, ka mundur të shpëtojë nga mbytja një 13-vjeçare nga Elbasani E.Z.

Po kështu vrojtuesi tjetër i plazhit në Spille Klidjan Lika, ka shpëtuar nga mbytja dy gra, Shpresa Mufali dhe Vjollca Topuzin, të moshës 40-45 vjeç.

Ky nuk është rasti i parë që vrojtuesit e plazhit në Spille shpëtojnë pushues nga mbytja. Në plazhet shqiptare janë shtuar vrojtuesit megjithatë situata mbetet ende problematike në disa zona.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?