Shpëtohet një prej afreskeve më të veçantë në Kishën e Shën Mërisë në Berat (VIDEO)

2 Shtator 2019, 10:00| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 10:15

  • Share

BERAT- Ka përfunduar restaurimi i pikturës murale në kishën e Shën Mërisë në fshatin Sinjë Berat, e cila daton që nga viti 1992. Ajo ishte dëmtuar nga koha por falë ndërhyrjes së restauratorëve është bërë i mundur evidentimi i këtij thesari të trashëgimisë kulturore.

Kjo është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar disa pamje të veçanta të afreskeve.  Rama shkruan se afresket janë rikonstruktuar dhe janë nxjerrë në dritë pas një pune të gjatë të arkeologëve.

“Mirëmëngjes, dhe me pamjet e një prej afreskeve më të veçantë e të rrallë që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat, i cili pas një pune të gjatë është shpëtuar dhe nxjerrë në dritë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri krahas VIDEO-s me pamje nga kisha.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?