Takimi i Tsipras

Kronikë
Top 24

Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep shtetësinë emigrantit shqiptar

4 Shtator 2018, 18:29| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 18:43

  • Share

Greqia ka vlerësuar tre emigrantë, një shqiptar dhe dy egjiptianë, të cilët shpëtuan shumë persona që ishin në rrezik nga flakët në zjarrin e madh që përfshiu periferinë e Athinë në fund të muajit korrik. Ministri i Brendshëm i ka propozuar Presidentit që të tre të marrin shtetësinë greke për ndihmën e madhe që dhanë për të shpëtuar të mbijetuarit e zjarrit në Mati të Atikës.

 

Ndërkohë që emigrantët janë vlerësuar edhe nga kryeministri i Greqisë, Tsipras gjatë një takimi që zhvilloi në Mati me familjet e dëmtuara nga zjarri. “Peshkatarët e Nea Makrit, vendas edhe emigrantë, zhvilluan një betejë heroike gjatë gjithë harkut kohor të tragjedisë duke shpëtuar jetë. Shteti e vlerëson sakrificën e tyre. I falënderojmë”, shkruan kryeministri grek në faqen zyrtare në Tëitter.

Nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës humbën jetën mbi 98 persona, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Mes viktimave ishin edhe dy shqiptarë, ndërsa mbi 13 u lënduan nga beteja me flakët.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?