Petrit Aliaj dhe Klement Balili

Shpëtoi Dritan Dajtin, u pagua nga Balili dhe u kallëzua për pasurinë, Perit Aliaj thirret për herë të katërt për t’u paraqitur në Veting

2 Qershor 2020, 17:44| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 17:46

  • Share

Komisioni i Vetingut ka thirrur ditën e premte, në 6 qershor 2020, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Petrit Aliajn, për ta njohur me rezultatet e verifikimit të tij, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Kjo është hera e katërt që KPK i kërkon gjyqtarit të paraqitet në seancë dëgjimore. Çështja e gjyqtarit Aliaj po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Xhensila Pine. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte caktuar për herë të fundit datën 11 mars për zhvillimin e seancës dëgjimore, por gjyqtari nuk u paraqit. Gjyqtari i dërgoi një raport KPK-së ku pretendonte se ishte sëmurë, madje i shtuar në spital.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime të forta mbi vërtetësinë e gjendjes mjekësore të gjyqtarit Petrit Aliaj. Komisioni i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësorë që të ngrejë një ekip, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, për të ekzaminuar gjendjen e gjyqtarit Petrit Aliaj. Edhe seanca para datës 11 mars, ajo e 9 shkurtit, dështoi, pasi gjyqtari paraqiti një jetër raport sikur ishte sëmurë. Gjithashtu, ka dështuar edhe një tjetër seancë dëgjimore, ajo e pesë marsit. KPK i ka kërkuar gjyqtarit të përfaqësohet me avokat, por gjyqtari nuk ka pranuar. Mbetet për t’u parë nëse gjyqtari Aliaj do të paraqitet në seancën e datës 6 mars.

Petrit Aliaj është një emër i njohur i drejtësisë. Aliaj e ka nisur karrierën në drejtësi 25 vite më parë. Petrit Aliaj është shkarkuar në vitin 2004 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për kryerjen e veprimeve që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Por, dy vjet më vonë, Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë. Në vitin 2015, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive e kallëzoi penalisht gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie. Më 28 shator të 2015, Ministria e Drejtësisë, bazuar në dosjen e ILDKP, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit. KLD, në mbledhjen e 10 shkurtit të 2017, vendosi rrëzimin e kërkesës, ndërsa dosja e ILDKP është mbyllur nga prokuroria.

Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda, gjatë hetimit pasuror të Klement Balilit, i njohur edhe si ‘Eskobari i Balllanit’, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge, nxori në skenë edhe gjyqtarin Aliaj. Ky i fundit ishte paguar në vitin 2005 me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Petrit Aliaj ka ende një llogari të hapur me drejtësinë, pasi ka marrë pjesë edhe në gjyqin, ku pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë automatikisht nga burgimi i përjetshëm. Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, por Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?