Kryeministri Edi Rama i ka dhënë medalje të artë për ‘Vlerësimin Profesional’, vrojtuesit Igli Shahinaj, i cili shpëtoi dy të miturit nga plazhi i Durrësit.
“Në momentet kur tragjedia u bë e ditur doli lajmi që tragjedia ishte rezultat i mungesës së vrojtuesit, pikës së vrojtimit, kujdesit të qeverisë. Menjëherë një tragjedi kaq e madhe, heroizëm kaq i admirueshëm ia lë bendin batërdisë së zakonshme të baltës dhe helmit të ditës. Ne e kemi të pamundur që të reagojmë dhe të sqarojmë çdo gjë që del dhe që merr dhenë. Nëse do bëjmë këtë do duhet të lëmë çdo punë, pasi sasia e të pavërteta që dalin rrugëve çdo sekondë me synimin për të helmuar dhe shqetësuar, mundësisht tani opinion publik është e tillë që nuk përballohet. Në vend se të merreshin me këtë u morën me nderimin e të ndierit. Dëshiroj që një vrojtues që ishte aty dhe që bëri pjesën e tij. Bëri dhe ai detyrën e tij duke shpëtuar dikë tjetër aty sikundër është dëshmuar nga të gjithë raportet përkatëse.
Iglit ti japim medaljen e artë për vlerësimin profesional, për arsye të rrethanës në të cilën u gjend dhe skenës që përjetoi. Nuk është puna e vrojtuesit si një turist që qëndron poshtë pikës së vrojtimit dhe ngrohet në diell. Është punë që në një moment mund të kërkojë një sakrificë ekstreme. Me moton për profesionalizmin e treguar në përballimin e situatës dhe përkushtimit për të shpëtuar, në gatishmërinë për ti dhënë ndihmën e parë në kushte të vështira dikujt në nevojë u shpreh mirënjohjen e kësaj qeverie për gjithçka bëni”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
U mbyt duke shpëtuar të vëllanë, Rama u jep familjarëve të Anri Kashikut statusin 'Dëshmor i Atdheut': U bë hero i të gjithë shqiptarëve
SI.E.//ReportTv.al