Foto: Ledian Goka me dokumentin e nënshtetësisë greke dhe Kryeministri Mitsotakis

Kosova & Rajoni

Shpëtoi fëmijët nga mbytja në Greqi, shqiptarit i jepet nënshtetësia greke, ia dorëzon personalisht Kryeministri Mitsotakis

17 Shtator, 15:42| Përditesimi: 17 Shtator, 17:25

  • Share

Ledian Goka, shqiptari në Greqi i cili u shndërrua në hero pasi shpëtoi nga mbytja në lumë 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në fund ka marrë nënshtetësinë greke.

Shqiptarit i është dorëzuar nënshtetësia nga vetë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik.

“Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizmit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Mitsotakis.

Shqiptari shpëtoi dy fëmijë të moshave 12 dhe 14 vjeç të cilët rrezikuan mbytjen në lumin Arachthos të Artës në Greqi. Madje, ai pësoi lëndime edhe vetë në këmbë gjatë tentativës për të shpëtuar dy të miturit.

Ledian Goga është nga Berati. Ai emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?