Foto ilustruese

Kronikë

Vdekja e turistit në Durrës/ 31-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën, Report Tv zbardh dëshminë: Ishim me shpejtësi, mjeti u përmbys! Kishim jelekë shpëtimi

3 Qershor, 11:39| Përditesimi: 3 Qershor, 12:09

  • Share

DURRËS- Turistja 31-vjeçare Vera Ruani me shtetësi angleze, e cila u përfshi në aksidentin e rëndë detar në Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa partneri i saj humbi jetën. Prej të dielës pasdite, ajo u transferua nga urgjenca në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit.

Bëhet e ditur se ajo i është nënshtruar të gjitha analizave mjekësore dhe mjekimeve sipas protokollit dhe të gjitha kanë rezultuar pa probleme. Një burim nga spitali deklaroi se ajo tashmë mbahet në spital për procedura administrative që nënkupton pajisjen e saj me dokumentet e identifikimit si dhe verifikimin e kohëqëndrimit në vendin tonë e të tjera që janë jashtë problemeve shëndetësore.

Ngjarja u shënua paraditen e së dielës m¡ 1 qershor, rreth orës 11:00, pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës. Viktima është identifikuar si Silvester Dheug, 34-vjeçari, ndërsa e plagosura, Vera Ruani, 31-vjeçe; të dy me origjinë nga Gana dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime së bashku me miqtë e tyre.

Ndërkohë nga grupi hetimor bëhet e ditur se vajza ka sqaruar edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo ka treguar se kishin vendosur të merrnin një motor uji me qira së bashku me shokun e saj Silvester Dheug. Ajo ka rrëfyer se ata ishin pajisur me jelekët e shpëtimit.

Sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, ata janë kthyer djathtas dhe rreth 150 m larg bregut, përballë pallatit monstër në Shkëmbin e Kavajës, drejtuesi Dheug, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe, ka tentuar një manovër rrethore e cila ka rezultuar fatale.

Mjeti është përmbysur dhe ata kanë përfunduar në ujë. Vajza ka treguar se ajo përfundoi e shkëputur nga mjeti, kurse djali nën mjet. Në breg ka qenë një patrullë kufitare e cila ka vrapuar te mjeti i tyre dhe u ka shkuar në ndihmë të rinjve. Vajza ka thënë se ishte e koshiente, kurse djali jo. Fatkeqësisht, ai ka humbur jetën kur skafi i kufirit sapo kishte mbërritur në kalatën 0 të portit detar të Durrësit, ku po i priste autoambulanca. Më pas, ajo ka marrë ndihmën mjekësore dhe tashmë është në gjendje normale shëndetësore.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?