Shqiptari Olsien Muçobega dhe delja që shpëtoi

Bota

Shpëtoi delen nga zjarret në Greqi, fotoja e shqiptarit në listën e BBC si më e mira për 2025-ën

5 Shtator, 18:47| Përditesimi: 5 Shtator, 19:24

  • Share

33-vjeçari shqiptar, Olsien Muçobega, i cili u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës në Greqi në muajin Gusht, ka marr vëmendjen e mediave të huaja.

Fotoja e tij është përzgjedhur nga BBC si një nga 12 fotot më të mira të realizuara për vitin 2025.

Fotografia tregon 33- vjeçarin që shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur në krah mbi motor duke kaluar mes tymit nga zjarri që përfshiu Patrën.

‘Në një sfond ku duket tymi që ngrihet nga zjarret që goditën Patrën në Greqi këtë verë, një burrë në një motoçikletë shihet duke shpëtuar një dele. Gjesti sjell në vëmendje përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë, ku Krishti mban mbi supe një kafshë’, thuhet në shkrimin e BBC.

Ditën e zjarrit, Olsieni ishte në vendngjarje me shokët, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe banorët që po përballeshin me katastrofën. Ai është shprehur se dashuria për kafshët dhe ndjeshmëria ndaj dhimbjes ishin ajo që e shtyjnë t’i ndihmojë ato.  

Përveç fotos së shqiptarit, në listën e BCC janë përfshirë edhe 11 imazhe të tjera, që nga murgjit që luten dhe notarët që zhyten, te shiu i meteorëve dhe varri i Papa Françeskut.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 06/09/2025 09:55

    DJALE FLORI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?