Kronikë

Shpëtoi të plagosurit në Fier, Klajdi Mustaj për Report TV: Instikti i policit! S’e mendova dy herë, ndërhyra me fikësen e zjarrit, më pas i nxorra nga makina

9 Gusht, 13:30| Përditesimi: 9 Gusht, 14:52

  • Share

Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi personat në një automjet që u aksidentua në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës” në Fier dhe rrezikoi të shpërthente në flakë, ka folur për Report TV për këtë akt, për të cilin mori vlerësim edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. 

"Ishte instikti i policit", thotë i riu që ka vetëm dy vite që është pjesë e strukturave të policisë, duke shtuar se sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej për në shtëpi, kur pa automjetin e aksidentuar. Mustaj rrëfen se në fillim ka ndërhyrë me fikësen e zjarrit që mbante në automjet duke shmangur shpërthimin e flakëve dhe më pas ka nxjerrë të parin fëmijën që ndodhej brenda në të e më pas dy të tjerët. 

“Pasi kam lënë shërbimin, po kthehesha në shtëpi dhe aty papritur pashë që makina ka humbur kontrollin, ka bërë disa rrotullime dhe është përplasur me disa pemë anash. Kam ndërhyrë menjëherë, mora mjetin fikës që kisha në mjet, kam shuar flakët.

Gjëja e parë që kam bërë kam nxjerrë fëmijën, duke mos e menduar dy herë. Ishte thjesht profesionalizmi, instikti i policit dhe humanizmi njerëzor. Kam nxjerrë fëmijët nga makina, drejtuesin e mjetit dhe më pas kam raportuar përmes radios në sallën e komandimit. Pas pak minutash, erdhi policia dhe shërbimet e tjera si zjarrfikësja dhe autoambulanca", tha ai.

Klajdi tregon se është prej dy vitesh pjesë e policisë në sektorin e qarkullimit në Drejtorinë Vendore të Fierit. Ai thotë se ka përfunduar studimet për juridik, por ëndrra e tij ka qenë gjithmonë që të ishte pjesë e uniformave blu.

“Kam rreth dy vite që punoj në Policinë e Fierit, në sektorin e trafikut interurban dhe urban, në qarkullim. Përfundova studimet e larta për jurist por ka qenë gjithmonë ëndrra ime që të jem pjesë e uniformave blu dhe në shërbim të qytetarëve.”, shton mes të tjerash Klajdi.

Një apel kishte edhe për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore pasi edhe gabimi më i vogël mund të rezultojë fatal për jetët e njerëzve.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonymous: 10/08/2025 07:20

    Bravo mor djal burra si ty i duhen Shqiperis

    Përgjigju
  • Traktori: 09/08/2025 16:44

    Ky djale duhet bere shembull,meriton grade ne detyre.

    Përgjigju
  • Bravo: 09/08/2025 14:49

    Bravo!

    Përgjigju
  • EriEri: 09/08/2025 14:21

    Keto jane lajme te mira, na eshte ncire shpirti me lajme te keqija na eshte neveritur televizori duke pare surratin e saliqelbesires,Hallall ta befte zoti O djale shpetove jete dhe kjo seshte pak.

    Përgjigju
  • Bravo: 09/08/2025 14:13

    Bravo qytetare me vlera si ju i duhen kombit ! U befsh 100 vjec bravo

    Përgjigju
  • Lui: 09/08/2025 13:48

    Si ky lajm duhet të jepni e të promovoni figura të tilla që shërbejnë në komunitet për të ndërtuar shoqëri të përparuar dhe me norma e vlera të larta njerëzore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?