Shpëtuan Dajtin nga burgu përjetë/ SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet e 2 gjyqtarëve të Vlorës

17 Prill 2020, 12:57| Përditesimi: 17 Prill 2020, 12:59

  • Share

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të tjerë të afateve hetimore për dy gjyqtarët e Apelit Vlorë,që vendosën ti rrëzojnë dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, dhe ta dënojnë atë përfundimisht me 25 vite burgim. Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ishin dy nga gjyqtarët të cilët pranuar kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke sjellë dënimin e tij me 25 vjet heqje lirie për 5 vrasje të kryera në Durrës, ku katër ishin efektivë të Policisë së Shtetit.

Fillimisht për këtë çështje prokurori Klodian Braho, kërkoi pushimin e akuzës për dy gjyqtarët me argumentin se nuk kishte prova që vërtetonin korrupsionin. Por pas kthimin të dosjes nga gjykata për të kryer hetime të mëtejshme, për një periudhë 3 mujore, sërisht detyrat e lëna nga gjykata nuk janë përmbushur nga prokuroria.

Kjo ka bërë që në 15 prill 2020, prokurori Klodian Braho, të kërkojë në gjykatë shtyrjen e afatit hetimor edhe me 3 muaj të tjerë. Pritet që në ditët në vijim kjo kërkesë të pranohet nga gjykata, e cila do i japë kohë prokurorisë për të përmbushur detyrat që i ka caktuar tre muaj më parë gjykata e posaçme.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht e shpëtuan atë nga burgimi i përjetshëm, dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesi: 17/04/2020 15:31

    More keto spakut jane hetus apo cobener! !Nuk kane turpe keto qe piblikusht kerkojne shtyrje afati per te hetuar nje fakt qe edhe bufi e dine,lirimi i Dritan dajtit mga akuza e denimit me burke te perjeteshem ne ate 25 vjet heqe lirije eshte korrupsjone i gjalle i atije trupi gjykuse qe ka firmosur ne rastin konkret.Te gjitje ata gjygjtar po te vepronte ligji dote ishin ne burge.Ketu nuk shtrohet problemi sa lek ju kane dhene dhe kush juadha.Pak rendesi ka per publikun.Ketu ceshtja shtrohet si eshte e mundur qe te lirosh nje kryekriminel qe vrai kater djem nenesh polic te shtetit shqiptar.Perse nuk ndigjohet shteti,parlameti,qeverija presideti dhe organizatat e pamvarur,apo opzita e maletoveve te sali e lul berishes. A eshte turpe per nje heshtje tille ndaj shtetit shqiptate?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?