Dritan Dajti, katër policët e vrarë

Shpëtuan nga burgu përjetë Dritan Dajtin, GJKKO pushon çështjen për 3 gjyqtarët e akuzuar për shpërdorim detyre

26 Tetor 2020, 16:15| Përditesimi: 26 Tetor 2020, 16:30

  • Share

Gjykata e posaçme pushon akuzën ndaj tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, të dyshuar për korrupsion e shpërdorim detyre.

Pushohet çështja për Skënder Daminin, Petrit Aliajn dhe Aleks Nikollën.

Këta ishin tre gjyqtarët që firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. Ata argumentuan se sipas ligjit i takon.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?