Kronikë

Shpëtuan të moshuarin nga flakët që përpinë banesën në Korçë, Ilir Proda falenderon 3 efektivët për aktin heroik

22 Korrik, 20:47| Përditesimi: 22 Korrik, 21:11

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilri Proda, ka falënderuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë, të cilët, rrezikuan jetën duke u futur mes flakëve dhe shpëtuan një të moshuar që ishte rrethuar nga zjarri, i cili kishte përfshirë një banesë në zonën e quajtur "Rruga e Ersekës", që u dogj plotësisht.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:

Të nderuar kolegë, Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari,

Ndihem thellësisht i emocionuar dhe krenar për guximin, sakrificën dhe humanizmin tuaj. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi, rrezikuat jetën për të shpëtuar një qytetar të moshuar, i cili ishte rrethuar nga flakët dhe rrezikonte të asfiksohej e të digjej.

Ky akt fisnik tregon më së miri se të jesh pjesë e Policisë së Shtetit është shumë më tepër se një detyrë, është një mision i shenjtë në mbrojtje të jetës.

Për ne, shërbimi ndaj qytetarëve nuk është thjesht një përgjegjësi institucionale, por një thirrje e përditshme për të qenë pranë tyre, sidomos në momentet më të vështira.

Ju falënderoj nga zemra për shembullin e jashtëzakonshëm që dhatë dhe për nderin që i bëtë uniformës sonë.

Krenar për ju dhe për të gjithë efektivët e Policisë që e nderojnë Policinë e Shtetit me veprime që frymëzojnë dhe rrisin besimin e qytetarëve tek Policia.

Suksese në përmbushjen e misionit tonë, sa të vështirë, aq edhe fisnik!

Drejtues Madhor Ilir Proda

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Shtëpia iu ‘përpi’ nga zjarri, shpëtohet i moshuari në Korçë! Mbeti i rrethuar mes flakëve në përpjekje për t’i shuar


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?