Operacioni 'Shpirti', foto arkivë

Kronikë

'Shpirti' / GJKKO dënon me 10 vite burg dy anëtarë të grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës

19 Mars, 16:32| Përditesimi: 19 Mars, 16:42

  • Share

TIRANE - GJKKO dënon 2 prej të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ të ndërmarrë në 2021. 

Jovan Memaj u dënua në total me 8 vite burg për akuzën “kultivim I lëndëve narkotike, trafikim narkotikësh, grupi i strukturuar kriminal”, pastrim I produkteve kriminale.
Ndërsa Bernard Tahiraj është dënuar me dy vite burg për “trafikim i narkotikëve”, e kryer  në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
 
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. Sipas dosjes së SPAK anëtarët e këtij grupi akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Gjykimi i të pandehurve ka vijuar i ndarë  për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar.  Në 2023 Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të akuzuar si anëtarë të këtij grupi.

Anëtarët që u dënuan në 2023 

  1. Aleks Memaj - 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg
  2. Saimir Kurti - 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg
  3. Erind Hysomemaj - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  4. Klajdi Ademi (Hysomemaj) - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  5. Toni Kushi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  6. Mariglen Çaçi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  7. Aleksandër Neço - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  8. Çezar Xhomemo - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)
  9. Shkëlzen Kamberi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  10. Malton Lleshi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  11. Luan Zylyftari - I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
  12. Artan Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  13. Geri Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  14. Erind Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  15. Ilir Gaba - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  16. Festim Lelaj - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?