Politikë

Shpjegimi me VIDEO/ Si të shmangni gabimet në fletën e votimit

7 Prill, 15:25| Përditesimi: 7 Prill, 17:21

  • Share

Tre janë format korrekte të votimit në 11 maj, dhe rregullat janë të njëjta, si për ata që do të votojnë brenda vendit, si për ata në diasporës.

1.Voton një parti/koalicion duke vendosur një “X” tek kutia e madhe në krye të fletës, mes numrit dhe logos së tij, dhe pastaj përzgjedh edhe vetëm një kandidat nga lista e hapur e po kësaj parti, duke vendosur një “X” tek kutia përbri emrit të këtij kandidati.

(Vota vlen edhe për subjektin, edhe për kandidatin).

2. Voton vetëm një parti/koalicion duke vendosur një “X” tek kutia e madhe në krye të fletës, por nuk zgjedh asnjë emër të veçantë nga lista e tij.

(Kjo votë numërohet vetëm për subjektin dhe për asnjë kandidat në veçanti.)

3. Voton vetëm kandidatin e një subjekti, por nuk e zgjedh në vetvete partinë apo koalicionin.

(Kjo votë i numërohet automatikisht edhe emrit të përzgjedhur, por edhe subjektit të tij.)

CDO VOTIM TJETËR JASHTË KËSAJ SKEME, RREZIKON TË JETË NJË VOTË E PAVLEFSHME!

Ju do të prodhoni një votë të pavlefshme nëse shënimet tuaja janë të shpërndara në dy kolona:

1. Votoni një parti dhe një kandidat të një partie tjetër.

2. Nëse votoni më shumë se një parti apo koalicion

3. Nëse votoni disa kandidatë.

Kujdes! Nuk është e nevojshme që të votohen kandidatët e listave të mbyllura. Kjo mund të rrezikojë që vota të bëhet e pavlefshme.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?