Politikë

Shpjegimi me VIDEO, si të votoni në mënyrë të saktë në fletën gjigante më 11 maj! Format e rregullta dhe gabimet që nuk duhet të bëni

19 Mars, 15:10| Përditesimi: 19 Mars, 16:24

  • Share

Do t’ju tregojmë sot si të votoni në mënyrë korrekte më 11 maj, në mënyrë që të mos gaboni e pa dashje të prodhoni një fletë votimi të pavlefshme.

Tre janë mënyrat më të sakta të votimit.

*Shembulli 1. Voton edhe partinë/koalicionin, edhe një kandidat nga lista e hapur

Forma më e plotë dhe rregullt e votimit është kur ju zgjidhni, edhe partinë, edhe një kandidat nga lista e hapur e asaj partie.

Nëse ju doni të votoni, për shembull Partinë Socialiste, ju duhet të zgjidhni së pari subjektin, duke vendosur një kryq tek kutia përkrah numrit 5.

Pastaj, ju mund të përzgjidhni një kandidat nga lista e hapur e kësaj partie, duke vendosur një “x” tek kutia përpara emrit tuaj të preferuar, për shembull Pranvera Skana.

*Shembulli 2. Voton vetëm partinë/koalicionin dhe asnjë kandidat

Nëse ju dëshironi të votoni vetëm partinë, ju mund ta bëni këtë, dhe vota është e vlefshme edhe nëse nuk zgjidhni asnjë prej kandidatëve të saj nga lista e hapur. Psh. Nëse ju dëshironi të votoni Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, mjafton që ju të vendosni një “x” tek numri 6.

*Shembulli 3. Nuk voton për partinë, por vetëm për një kandidat nga lista e hapur

Votat juaj është e vlefshme edhe nëse ju zgjidhni vetëm kandidatin, por jo partinë.

Për shembull, nëse ju jeni votues në qarkun Vlorë, dhe vendosni një kryq para kutisë së kandidatit Selaudin Nelaj, votimi është i rregullt.

Në këtë rast, ju i keni dhënë një votë kandidates së preferuar, dhe automatikisht edhe koalicionit të saj.

Çdo formë tjetër votimi, jashtë këtyre shembujve, rrezikon shumë të prodhojë një votë të pavlefshme.

Gabimi që pa asnjë diskutim që sjell një votë të pavlefshme, është nëse ju votoni dy parti të ndryshme, ose një parti dhe kandidatin e një partie tjetër.

Vendosja e shenjave jashtë së njëjtës kolon, automatikisht e djeg votën tuaj.

*Kujdes! Mos votoni kandidatët e listave të mbyllura, ata me shkronja të vogla në krye të listës. Kjo është e panevojshme dhe atyre nuk ju llogaritet.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?